Këtë të hënë ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Qamil Meholli.
Ai ishte dhe pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës(TMK).
Meholli ka shërbyer në Zonën Operative të Shalës.
Varrimi i tij është njoftuar nga familja se do të bëhet të martën në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.