Kandidate për kryetare në zgjedhjet lokale, flet Albena Reshitaj

Aktuale

Kandidate për kryetare në zgjedhjet lokale, flet Albena Reshitaj

Nga: A.SH Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:59
Albena Reshitaj

Në media është raportuar se deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, do të t’i ndajë rrugët me AAK-në, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, është thënë se, ajo në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune.

Pro një gjë të tillë e ka mohuar vet deputetja Reshitja duke thënë se, "nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti".

"Unë vazhdoj të mbetem Deputete e Parlamentit të Kosovës, ku do të vazhdoj që të ju shërbej me nder dhe përgjegjësi", ka shkruar deputetja në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të nderuar miq,

Ndonëse jam për disa ditë në pushime me familje, për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj gjithë juve që po më shkruani edhe sot gjatë tërë ditës, dua të ju informoj si në vazhdim:

Në jetën time akademike por edhe politike çdo herë jam udhëhequr nga parime dhe vlera të mirëfillta, të cilat i kultivoj edhe sot.

Në secilin angazhim timin të deritanishëm, qoftë ai profesional, akademik apo politik jam udhëhequr nga një plan i mbështetur në parime dhe vlera.

Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti.

Unë vazhdoj të mbetem Deputete e Parlamentit të Kosovës, ku do të vazhdoj që të ju shërbej me nder dhe përgjegjësi.

Me respekt të veçantë për secilin nga ju!

Albena

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat