Kosova arrin shifrën gjysmëmilionëshe për vaksinim kundër COVID-19

Aktuale

Kosova arrin shifrën gjysmëmilionëshe për vaksinim kundër COVID-19

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Rreth gjysmë milioni vaksina, apo 492.053 doza u dhanë qytetarëve të Kosovës qëkur ato erdhën më 28 mars.

Pensionistët janë kategoria e parë qe u vaksinuan më së shumti në Kosovë.

Kategoria e dytë me më të vaksinuar janë amviset, ndërkaq mjekët po ashtu u vaksinuan në masë të madhe.

Megjithatë, policët hezituan, duke u vaksinuar vetëm 7 mijë 102 veta.

Ndërkaq në baza gjinore nga ata që e morën vaksinën janë 53% meshkuj e 47% femra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat