Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot ka kërkuar mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve tanë për t’i ndihmuar autoriteteve lokale të Kukësit në luftimin e zjarreve.
“Ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme”.
“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave”.
“Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar mes tjerash Sveçla në Facebook.