Pacolli: “Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona”

Aktuale

Pacolli: “Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona”

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 23:01
Zjarri në Kalimash

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkëndjen me banorët e Shqipërisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai postoi një fotografi të Kalimashit, ku shihet se si zjarri ka kapluar zonën e atij vendi.

“Forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri”.

“Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”, ka shkruar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat