Flakët po përhapen mbi Kalimash, era po favorizon zjarret

Aktuale

Flakët po përhapen mbi Kalimash, era po favorizon zjarret

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 00:12
Zjarri në Kalimash

Në tunelin e Kalimashit është duke u ndierë një aromë e pakëndshme e tymit.

Ka zjarr në disa fshatra të Kukësit.

Pjesa përmbi tunelin e Kalimashit është duke u djegur me të madhe.

Përveç erës së tymit dhe erës së pishave të djegura, këtu në pikën kufitare në Morinë është edhe një temperaturë e lartë, për shkak se gjatë verës zakonisht është një temperaturë e freskët, por që sonte është ndryshe nga ditët e tjera.

Përpos Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejt Kukësit janë nisur edhe 100 zjarrfikës nga Kosova, pas kërkesës nga kryetari i bashkisë së Kukësit, i cili tha se situata me zjarrin është vetëm duke u përkeqësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat