Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për zjarret në Shqipëri që ndodhën dhe për Ushtrinë e Kosovës, e cila shkoi në ndihmë për të shuar flakët e mëdha mbi tunelin e Kalimashit.
Maxharraj i ka reaguar kryeministrit Edi Rama, për lidhjet e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, Vuçiqi thotë le të digjet Shqipëria pasi që nuk është e tij.
Ndërsa, shton se Kosova shkoi për ndihmë derisa Rama po mashtrohet nga Vuçiqi.
Postimi i plotë:
EH, MORE RAMË ZEZA....
Kalimashit i ka hy flaka po kallet, po kërkon ndihmë që të shpëtohet.
Por, prapë i pari në ndihmë me ekipin i shkon vëllai "prej nane e prej babe" kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurse ai "vëllai tjetër shka" me te cilin Edi Rama përqafohet me afsh aq të madh nuk duket andej pari për ti shuar flakët ne Kalimash.
Punë e madhe thotë "vellau shka" Aleksandër Vuçiq le të digjet Shqipëria ajo nuk është e imja.
Eh, mor i gjori Edi Rama sikur ke harruar se shkau kurrë vëlla nuk të behët veç çka po mashtrohesh, apo ai po të mashtron ku me ditë se me çfarë çmimi.