Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar përfshirjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në skandalet kriminale.
Ai u shpreh se gjasata janë që Vuçiq të burgoset në vjeshtë të këtij viti, ku do mund t’i bëjë shoqëri Bellivukut.
“Vuçiqi po ecë, kësmet. Përditë po dalin elemente të skandalit të tmerrshëm: ai me vartësit e tij ka komanduar kriminelët e tifozave, të cilët kanë vrarë njerëz. Gjasat janë që nga vjeshta, (sipas Vuk Jeremiqit) ai mund t’i bëjë shoqëri Bellivukut, në burg”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vuçiqi po ecë, kësmet. Përditë po dalin elemente të skandalit të tmerrshëm: ai me vartësit e tij ka komanduar kriminelët e tifozave, të cilët kanë vrarë njerëz. Gjasat janë që nga vjeshta, (sipas Vuk Jeremiqit) ai mund t’i bëjë shoqëri Bellivukut, në burg. Edhe vetëm ashtu mund të dekontaminohet Serbia dhe Ballkani nga mbeturinat e fashizmit serbomadh, që identifikohen me Vuçiqin dhe regjimin e tij. Vuçiqi personalisht është pengmbajtësi i Ballkanit Perëndimor.