Kur do të zyrtarizohen kandidatët për kryetar të Komunave të LVV-së?

Aktuale

Kur do të zyrtarizohen kandidatët për kryetar të Komunave të LVV-së?

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:22
Albin Kurti

Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë afat për subjektet politike (16 gusht) që t’i zyrtarizojnë kandidatët për kryetarë të Komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Megjithatë, subjekti më i madh politik në vend, Lëvizja “Vetëvendosje”, ende nuk e ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar.

Nga partia e kryeministrit Albin Kurti i kanë thënë portalit se zyrtarizmin e kandidatëve do ta bëjnë brenda afateve të caktuara nga KQZ-ja.

“Po normalisht përbrenda afateve e dinamikave te parapara nga KQZ ne do te përmbyllim procesin e përzgjedhjes e votimit te brendshëm”, ka bërë të ditur  Arlind Manxhuka, zëdhënës për media I LVV-së.

Manxhuka, tha se aktualisht janë në procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, ku më pas ata do të votohen në këshillat e qendrave të LVV-së.

“Aktualisht jemi në procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Statuti i Lëvizjes parasheh disa faza deri në përzgjedhjen e kandidatëve me ç’rast fjalën e fundit e kanë Këshillat e qendrave tona të cilat vendosin për kandidatin me të cilin do të garojnë̈. Sapo të kemi përmbyllur këto faza do të njoftojmë̈ qytetarët dhe mediat me kandidatët tanë̈”, tha ai.

Më 17 tetor të këtij viti qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre për kryetar të komunës dhe për Kuvend Komunal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat