Hoti thotë se Serbisë dot t’i bëhet presion për këtë çështje

Aktuale

Hoti thotë se Serbisë dot t’i bëhet presion për këtë çështje

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:56
Andin Hoti

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, foli në lidhje me temën e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ai tha se ‘Serbia, e cila ka kryer gjenocid në Kosovë, ka informacione për të zhdukurit gjatë luftës dhe se është e obliguar të tregojë, qoftë nevoja edhe me presion.

“Qeveria e Kosovës ajo çka duhet të bëjë është që të mos nënshkruaj asnjë marrëveshje finale deri në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë. Këtë e kam kërkuar edhe herëve të tjera që si prioritet të jetë çështja e personave të pagjetur, sepse është çështje humane dhe pa të cilën Kosova nuk mund të ec përpara, është çështje për të cilën Serbia është e obliguar të tregojë sepse krimet janë që i kanë bërë dhe zhdukja e një personi me dhunë quhet krim dhe për këto Serbia duhet që të i paraqes”, tha Hoti në “DIREKT”.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithëve t’u bëhet e qartë se shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima, sepse sipas tij, dihet se Kosova atë kohë nuk ka qenë shtet.

“Qeveria e Kosovës nuk është se nuk ka bërë kurrgjë sepse megjithatë disa varreza, disa njerëz janë gjetur edhe të gjallë fatmirësisht dhe janë kthyer por në fakt problem kryesor e kemi Serbinë, trysninë dhe presionin që po e kërkojmë në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar që t’ia bëjë Serbisë dhe të tregojë për informacionet që Serbia i ka. Ne duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve gjithmonë se jemi viktima sepse dihet se Kosova nuk ka qenë shtet gjatë kohës 1998-1999″, shtoi Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat