Mehaj i quan ushtarët e FSK-së heronj të vërtetë

Aktuale

Mehaj i quan ushtarët e FSK-së heronj të vërtetë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:06
Pamje nga vizita

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qëndruar sot në zonën e Kukësit për të ndjekur së afërmi angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, për shuarjen e zjarrit në malin Shëmri dhe zonën e tunelit të Kalimashit.

Ai në një postim në Facebook pjesëtarët e FSK-së që po marrin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit i ka quajtur heronj të vërtetë.

“Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë -heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën tonë, kombin dhe atdheun.

Si një trup i vetëm, bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë, po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në këto ditë të vështira”, shkruan Mehaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat