Miratohet marrëveshja në vlerë 15 milionë euro për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID

Aktuale

Miratohet marrëveshja në vlerë 15 milionë euro për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:49
Qeveria e Kosovës

Qeveria ka votuar Projekligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, Financim shtesë në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (MFPT).

Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, shpjegoi ndarjen e mjeteve nga ky bashkëpunim e që kap shumën 15 milionë euro.

“15 milionë euro është marrëveshja e cila përfshin ndihmën e vaksinave dhe pjesa tjetër edhe për barna esenciale mbi Covid-19, dhe është shumë me rëndësi”, tha Murati.

Po ashtu, Qeveria votoi pro shqyrtimit të Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (ZKM)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se janë disa shtylla që bazë kanë, rimëkëmbjen ekonomike, fuqizimi i arsimit, punësimi i grave, ekonomia etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat