Miratohet strategjia për sundimin e ligjit, flet ministrja Haxhiu

Aktuale

Miratohet strategjia për sundimin e ligjit, flet ministrja Haxhiu

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:15
Albulena Haxhiu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka prezantuar strategjinë ka thënë që ky program ka synim që të arrijë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Vizioni i kësaj strategjie është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Ky dokument, do të jetë udhërrëfyesi kryesor për ne dhe për insitucionet ndërkombëtare që duan të investojnë në Kosovë”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se përmes kësaj strategjie synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat