Publicisti Milazim Krasniqi ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa tekste analitike për Ballkanin. Duke i komentuar mendimet rreth këtyre teksteve, ai ka thënë se qëndrimet e tij nuk lidhen me ndonjë pozicion politik apo ideologjik.
“Miq, nga tekstet e mia analitike për Ballkanin, disa nga të cilat i ndava edhe me ju në fb, mund të shihet se qëndrimet e mia nuk kanë të bëjnë me ndonjë pozicion politik, ideologjik ose tarafi”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij, këto qëndrime janë produkt i studimeve të gjata mbi historinë, kulturën, besimet fetare, lojërat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, komplotet e shteteve ballkanike, trashëgiminë bizantine, otomane, pansllaviste, komuniste.
“Më rezulton se çdo organizim në korniza ballkanike është antishqiptar. Vetëm NATO na shpëton nga rreziku. Vetëm BE na jep mundësi zhvillimi. Pikë”, përfundoi ai.