Alarmante! Rritet frikshëm numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Alarmante! Rritet frikshëm numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 888 raste të reja pozitive, ndërsa 38 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

11 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.

Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Në total numri i rasteve aktive është 3.489.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat