Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas rritjes alarmante të të infektuarve me Covid-19.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, thotë se Qeveria thanë që e menaxhuan mirë pandeminë kur ranë numrat e të infektuarve.
Ndërsa, tash si për ironi ajo thotë se edhe kur janë rritë numrat me Covid-19, LVV-ja ka vendosur që në Prishtinë të kandidojë me Arben Vitinë.
Sipas saj, kaq brengoset kjo Qeveri për qytetarët.
Postimi i plotë:
E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërndahej më pak.
Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shëndetësisë.
Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë.