AKR synon t’i ketë katër kandidatë për kryetar të komunave në mbarë vendin

Aktuale

AKR synon t’i ketë katër kandidatë për kryetar të komunave në mbarë vendin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:48
Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit deri më tash ka zyrtarizuar dy kandidat për kryetar të komunave.

Bëhet fjalë për Selim Pacollin në Prishtinë dhe Afrim Tejecin në Prizren.

Por, objektiv i tyre është që t’i kenë katër kandidat në gjithë vendin për kryetar të komunave.

Këtë e ka bërë të ditur Vesel Makolli nga kjo parti.

Ky i fundit ka thënë se dy kandidatë i kanë të sigurt, por po punojnë që t’i kenë katër.

“Që dy muaj jemi në aktivitete. I kemi dy kandidatë të sigurt Prishtinën dhe Prizrenin. Janë edhe dy në kombinim, por nuk jemi të sigurt 100%. Ne do të garojmë me lista tona, në balotazh sigurisht mund të përcaktohemi për ndonjë nga kandidatët për ta mbështetur”, ka thënë Makolli.

Afati i fundit i përcaktuar nga KQZ për dërgimin e listave për certifikim është fillimi i javës së ardhshme.

AKR në të kaluarën ka udhëhequr me dy komuna në nivel vendi, në Gjakovë me Mimoza Kusari-Lilen dhe Mitrovicë me Agim Bahtirin, por që të dytë nuk janë më pjesë e këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat