Nesër mbahen dy seanca plenare të Kuvendit

Aktuale

Nesër mbahen dy seanca plenare të Kuvendit

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:59
Kuvendi i Kosovës

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në orën 10:00 do të mbahet vazhdim i seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar. Në të pritet të votohet Raporti me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare; të shqyrtohet Raporti me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A; dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Gjysmë ore më vonë, pritet të mbahet seancë e re plenare me pikat si në vijim:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar,

4.     Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

5.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020,

6.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020,

7.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020,

8.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020,

9.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.

10.   Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat