Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin duke thënë se ai e gjitha botë është në luftë për shëndet kurse kryeministri për pushtet.
Ai ka thënë, se pandemia nuk është lojë.
Postimi në Facebook:
Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet!
Sot, 888 raste me Covid -19.
Kryeministër, iu kisha paralajmëruar se pandemia nuk është lojë. E thashë nga përvoja e jo nga dëshira se virusi ishte dhe është akoma në mesin tonë. Iu luta dhe po iu lutem sërish që të tentoni të punoni. Fillimishtë thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni n'tokë t'bukës. Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë. E rrjedhimisht, a mendon ende si dikur që ministri "mindil" është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë?
Kryeministër, mjaft i mashtruat qytetarët, mjaft!
Definohu kryeministër, pasi që "i duhuri”, veçse i ka braktisur qytetarët! Apo ke mashtruar se është i duhuri! Definohu kryeministër, sepse të duhurit nuk ikin nga beteja.
Qytetarët më nuk mund t'i mashtroni, harroni!