Të shtatë personat, janë shoqëruar sot në stacionet policore përkatese nga Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.
Ata pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Këta janë zyrtarët e ndaluar:
Arianit Krasniqi – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës
Mustafë Nila – Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës
Mentor Beqiri – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës
Argjend Lleshi – Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës
Osman Kollqaku – Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës
Plarent Trakaniqi dhe Faton Bajselmani (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës)