Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se Agim Bahtiri sipas tij do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
I pyetur nga gazetarja e emisionit “Kallxo Përnime”, se a do të jetë Agim Bahtiri kandidat i kësaj komune, Aliu i është përgjigjur shkurt “ Mendoj që po”.
Në degën e LVV-së në Mitrovicë është raportuar se ka paknaqësi për rikandidimin e Bahtirit për kryetar të Mitrovicës.
Ndërsa janë përmendur edhe emra të tjerë si ai i Armend Mujës e Faton Pecit.