Skender Halilaj, luftëtar i dalluar i UÇK-së nga Tërdeci i Drenasit, iu bashkua AAK-së.
Kryetari Ramush Haradinaj, ka thënë se, ai u bashkua me ne në betejën politike, për të ardhme më të mirë të Atdheut dhe brezave që vijnë.
Postimi në Facebook:
Skender Halilaj, luftëtar i dalluar i UÇK-së nga Tërdeci i Drenasit, iu bashkua shtëpisë së madhe, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Skenderi gjatë Luftës Çlirimtare ishte pjesë e Brigadës 111 "Adem Jashari". Babai i tij Dauti dhe dy vëllezërit Besimi e Albani, ranë heroikisht në betejat për çlirimin e vendit, e vet Skenderi shpëtoi, por me shumë plagë në trup.
Ai u bashkua me ne në betejën politike, për të ardhme më të mirë të Atdheut dhe brezave që vijnë. Drenica historikisht ishte çerdhe e atdhedashurisë dhe rezistencës për liri. Ky rajon duhet të trajtohet me kujdes e respekt e jo të shihet vetëm si hambar i votave.
Programi i Aleancës ofron shumë për qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Me njerëz të guximshëm e të vendosur, ne synojmë që të bëjmë më të mirën për Drenicën dhe Kosovën.
Mirë se erdhe në Aleancë, Skender Halilaj!
RH