Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të votojë për Raportin me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.
Të pranishëm në momentin e votimit të Raportit me Rekomandime për këtë Ligj ishin 74 deputetë.
Për votimin e këtij raporti ishin 60 deputetë.
Sikurse në seancën e kaluar edhe në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, ky raport nuk kaloi.