Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në facebok ka publikuar një video ku shihet i rrethuar me shqiptarët e Kosovës të strehuar nga lufta në Korçë.
Berisha shkruan se po në atë ditë, Bregoviqi këndonte në një koncert në Selanik kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Një përshëndetje të përzemërt miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviqi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! sb