Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria ka dështuar totalisht në planin operacional të vaksinimit të qytetarëve.
“Qeveria ka dështuar totalisht në vetëdijesimin dhe edukimin në planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve, e ka nënvlerësuar situatën duke u thirr në rezultatet e rëniës së numrave”, tha Tahiri në seancën e sotme.
Tutje, Tahiri ftoi qeverinë që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në të gjitha komunat e Kosovës.
“E ftojmë qeverinë që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në gjitha komunat, të gjitha qendrat ku ndodh vaksinimi, që të ndodhë sa më shpejt dhe sa më shumë”, tha ai.