Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar dhe fajësuar qeverinë për rritje të numrit të rasteve dhe për keqmenaxhim të ekonomisë.
Sipas Mustafës, rritja e numrit të rasteve është përgjegjësi e tyre. Poashtu, ai tha se edhe për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është qeveria e cila siç tha ai do ta fusë vendin përsëri në karantinë.
“Fatkeqësisht me logjiken tuaj së është sukses i juaji zbritja e infektimeve nga 781 në 9 po ashtu duhet të jetë përgjegjësi e juaja rritja e numrit të rasteve. Logjikë e gabuar por është e juaja. Poashtu vaksinimi po dështon. Fatkeqësisht në Prishtinë ka 3-4 ditë të cilët qytetarët nuk po mund të caktojnë një termin, me këtë ritëm të keqmenaxhimit do të përfundojmë fatkeqësisht ose ju do të merrni vendime për të karantinuar qytarët në këtë vjeshtë”, tha ai.
Mustafa gjatë seancës së sotme të kuvendit fajësoi Qeverinë edhe për keqmenaxhim të ekonomisë e që sipas tij së shpejti edhe do të kolapsojë.
“Po rriten çmimet, pagat s’po rriten, të hyrat e bizneseve s’po rriten dhe ekonomia kosovare do kolapsojë, karantinimi do të sjellë tkurrje të ekonomisë dhe buxhet më të ulët të qeverisë. Premtimet e juaja fatkeqësisht do të mbeten të shkruara vetëm në letër. Mund të deklaroni rritje ekonomike sa të doni por qytetarët nuk po shohin se gjepat e tyre po rriten por vetëm po zmbrapsen”, shtoi deputeti i LDK-së.