Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës

Aktuale

Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:39
Vlora Spanca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një vendim me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 67 vota për 9 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e ka zgjedhur Vlora Spancën, Auditore të Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Siç njofton zyra e presidencës, Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.

Përveç̧ nga Komisioni Intervistues, kandidatët për këtë pozitë janë vlerësuar edhe nga kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike.

“Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur po ashtu nga monitorues nga mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në komunikatën e presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat