Xhyldane Kiçmari shkarkohet nga pozita e anëtares së Bordit të KOSTT-it

Aktuale

Xhyldane Kiçmari shkarkohet nga pozita e anëtares së Bordit të KOSTT-it

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:41
Xhyldane Kiçmari

Xhyldane Kiçmari është shkarkuar sot nga pozita e anëtares së Bordit të Ndërmarrjes Publike të KOSTT-it.

Për largimin e saj nga kjo pozitë votuan 68 deputetë, kurse 10 abstenuan.

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar për Raportin me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në Ndërmarrjen Publike KOSTT.

Për votuan 64 deputetë, 15 kundër dhe asnjë abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat