Kosovës i duhen zgjedhje të reja për të larguar politikanët e korruptuar nga postet politike.
Kështu po vlerëson kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook kërkon nga Qeveria që në fillim të vitit tjetër ta dërgojnë Kosovën në zgjedhje që populli të jep verdiktin e fundit për politikanët që e vodhën dhe shkatërruan shtetin.
Postimi i plotë:
KOSOVËS I DUHEN ZGJEDHJE TË REJA
për ti larguar njëherë e përgjithmonë politikanët e korruptuar nga postet politike.
Qeverisë Kurti i sugjeroj që në fillim të vitit tjetër ta dërgoni vendin në zgjedhje të reja që populli ta jep verdiktin e tij të fundit për politikanët që vodhën dhe shkatërruan shtetin e Kosovës për dy dekada.
Këta individë duhet që me mosvotimin e tyre të përjashtohen përgjithmonë nga jeta politike dhe nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.
KOHA JUAJ NË POLITIKË KA PËRFUNDUAR.