SHSKUK: 5 pacientëve me CoVID-19 u rëndohet gjendja shëndetësore

Aktuale

SHSKUK: 5 pacientëve me CoVID-19 u rëndohet gjendja shëndetësore

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin ditor lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

Sipas SHSKUK-së, 214 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 147 janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 139 me oksigjeno-terapi dhe 5 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Bëhet e ditur se në QKUK, janë 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 77 me oksigjeno-terapi.

- Klinika Infektive, 55 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

- Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë, 90 prej tyre Covid-19 pozitivë, 62 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 19 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 48 pacientë

- Spitali i Pejës, 19 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat