Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë , e cila tregon se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
12 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.
Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963.
Në total numri i rasteve aktive është 4.414.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!