Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i zyrtarizojë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Mësohet se tashmë është vendosur edhe për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Suharekës.
Garës për të parin e Suharekës nga kjo parti do t’i hyjë deputeti Salih Zyba.
Për kryetar të kësaj komune kanë vendosur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga LDK do të jetë Ardian Shala, nga PDK Murtez Zekolli, kurse nga AAK, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.
Ndërsa AKR dhe NISMA deri më tani nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të Suharekës.