Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti ka postuar në Instagram një foto të babit të tij në aeroplan.
Ndaj këtij postimi, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari i cili ia rikujtoi Endritit se sa bileta të aeroplanit ia kemi paguar si popull nga taksat tona, ndërsa rezultati në diplomaci të jashtme - ZERO.
“Nejse, me rëndësi u bënë milionerë. Liria ka emër, qe besa edhe çmim!”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Djali i Hashim Thaçit e paska publikuar këtë foto. Eh sa biletën e aeroplanit ia kemi paguar si popull nga taksat tona, sa verën, sa kallamarin, sa karkalecat kudo, e rezultati në diplomaci të jashtme - ZERO.
Nejse, me rëndësi u bënë milionerë. Liria ka emër, qe besa edhe çmim!