Pas rritjes së numrit të rasteve të personave të infektuar me COVID 19 në Kosovë ka reaguar opinionisti Imer Mushkolaj.
Mushkolaj në Facebook, thotë se dikur LVV-ja i merrte meritat për uljen e numrit të të infektuarve me COVID 19.
Megjithatë, tani kur shifrat e të infektuarve kanë arritur shifra ditore afër 900-shit, Mushkolaj thotë se qeveria duhet të marr përgjegjësi dhe masa.
“Kur erdhi në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i merrte meritat për uljen e numrit të të infektuarve me Covid-19. Thoshte se po menaxhonte mirë situatën. Tash, kur shifra ditore e të infektuarve i është afruar 900’shit, qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe masa për situatën alarmante. Apo ndoshta hala ka faj qeveria e Avdullah Hotit”, thotë ai.