Rritje e frikshme e rasteve me Koronavirus është shënuar sot në Kosovë. Janë regjistruar 1008 raste të reja pozitive, ndërsa kanë vdekur dy persona.
Lidhur me këtë çështje ka komentuar edhe gazetari Adriatik Kelmendi. Ai ka thënë se rritja erdhi në ditën kur parlamenti i Kosovës shkon në pushim dhe kur partitë po flasin për zgjedhjet lokale, përcjell Bota sot.
Ai ka ironizuar duke thënë se qytetarët janë për politikanët, e jo ata për qytetarët.
Reagimi i Kelmendit në Facebook:
Bravo ju qoftë!
1008 raste të reja me Covid-19, sot. 2 të vdekur. Në Kosovën, që është në vendet e fundit në Evropë me numër të të vaksinuarve me dy doza.
Dhe kur?
Pikërisht sot kur parlamenti shkon në pushim. Ditën kur më së shumti partitë flasin për zgjedhje lokale. Kur ministrat e qeverisë përgatiten për të garuar në zgjedhje lokale.
Pra, politikanët për pushime të veta dhe për pushtet të vetin.
Qytetarët janë aty kur iu duhet t’ua qesin votën. Se qytetarët janë për ta, jo ata për qytetarët.