Qeveria: Vaksinimi kusht për të hyrë në lokale

Aktuale

Qeveria: Vaksinimi kusht për të hyrë në lokale

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:41
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Masat e reja kryesisht lidhen me kushtëzimin që qytetarët të mund të hyjnë në kafe apo klube të natës. Ata nuk do të mund ta bëjnë këtë pa dëshmuar se kanë marrë vaksinën apo kanë test negativ PCR në 72 orët e fundit.

Masat e reja vlejnë nga 20 gushti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kanë paraparë që afati i masave të jenë deri me datën 10 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat