Ministri Vitia paralajmëron edhe masa tjera shtesë anti-Covid deri më 10 shtator

Aktuale

Ministri Vitia paralajmëron edhe masa tjera shtesë anti-Covid deri më 10 shtator

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:25
Arben Vitia

Pas mbledhjes së Qeverisë ku u morr vendimi për masa të reja kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë para mediave se varësisht situatës epidemiologjike deri më 10 shtator mund të merren edhe masa tjera shtesë.

Me këtë rast, Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke deklaruar se ka vaksina të mjaftueshme dhe se nuk ka arsye për të mos u vaksinuar.

“Këto masa janë proporcionale dhe janë marrë duke konsultuar të gjitha grupet e interesit me të cilat së bashku kemi përditësuar edhe udhëzuesin për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19. Edhe pse vendimi është në fuqi deri më datën 10 shator, secili rekomandim i ri që vjen nga ekspertët në bazë të analizave të situatës epidemiologjike do ta analizojmë edhe ne si Ministri e Shëndetësisë dhe në bazë të këtyre rekomandimeve do të mund të ketë ndryshme në këto masa edhe gjatë kësaj periudhe, qoftë me masa shtesë apo përfshirje të sektorëve tjerë në këto masa”, ka thënë ai.

Vitia është shprehur se masat e mara sot janë vërtetuar si hapi i parë i domosdoshëm për të kufizuar transmetimin e COVID-19 e për të zvogëluar vdekjen.

“Këto masa janë vërtetuar si hap i parë i domosdoshëm për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjen. Masat e reja kanë një ndërlidhje të fuqishme me procesin e vaksinimit në Kosovë. Procesi më prioritar tani për tani në vendin tonë. Vaksinimi është alternative më e mirë dhe më e sigurt evitimit të rasteve të rënda dhe atyre fatale sidomos tani kur dominon varianti Delta”, ka shtuar ai.

Vitia ka thënë se në nivel vendi janë rreth 300 ekipe mjekësore që po punojnë në vaksinimin e qytetarëve të Kosovës, derisa është shprehur se do ta shtojnë edhe më tej numrin e ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat