Imuniteti kolektiv kundër COVID-19 ende nuk është arritur në Kosovë. Kjo pasi vetëm 38 përqind e qytetarëve në Kosovë e kanë kaluar koronavirusin.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani në publikimin e një hulumtimi në 34 komuna të vendit.
Sipas tij, të dhënat e hulumtimit tregojnë se grupmoshat më të prekura deri më tani kanë qenë 30-39 vjeç, ndërsa në varantin e ri Delta, ka ulje të grupmoshave.
Ramadani: Akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv
“Rezultatet tregojnë se vetëm 38 përqind e popullatës kanë IGG pozitive, ndryshe, rezultatet tregojnë qartë se akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv i kënaqshëm që duhet për tu mbrojtur në mënyrë natyrale për COVID 19. Andej mbetet që masa më e mirë dhe efikase në mbrojte ndaj COVID 19 është vaksinimi masiv , që aktualisht është duke e bërë ministria e Shëndetësisë”, tha ai në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë.
Hulumtimi: Vetëm 38 % e popullatës në Kosovë e kanë kryer COVID-19
Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se në bazë të një hulumtimi që e kanë realizuar vetëm 38 përqind e popullatës në Kosovë e kanë pasur virusin COVID-19.
Në bazë të kësaj, ai tha se ende nuk është arritur imuniteti kolektiv.
“Rezultatet tregojnë se vetëm 38 përqind e popullatës e kanë kryer COVID-19.
Akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv”, tha ai në konferencën e sotme për medie, pas mbledhjes së qeverisë.