Shasha: Kërcënimi serioz po i kanoset Kosovës, të veprojë urgjentisht shteti

Aktuale

Shasha: Kërcënimi serioz po i kanoset Kosovës, të veprojë urgjentisht shteti

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:46
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se shteti i Kosovës, duhet urgjentisht të dalë me një fushatë serioze për inkurajimin e vaksinimit kundër Koronavirusit.

Teksa ka treguar se si po sensibilizohen vendet e botës për vaksinim, Shasha ka thënë se përveç vaksinimit, asgjë tjetër nuk do të parandalojë humbjen e pakuptimtë të jetës dhe mbylljen e paevitueshme.

Ai ka kërkuar nga partitë politike në vend të shfrytëzojë strukturat lokale për të inkurajuar vaksinimin e qytetarëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Në SHBA, shteti po rekruton yje të filmit, muzikës dhe TIK TOK-ut për të inkurajuar vaksinimin. Në Kosove, yjet bëjnë thirrje për pjesëmarrje në koncerte.

Në Angli, familja mbretërore po angazhohet për të inkurajuar vaksinimin kundër virusit. Në Kosovë, po inkurajohen dasmat.

Në Izrael, Presidenti dhe nëna e Kryeministrit janë vaksinuar publikisht me dozën e tretë për të inkurajuar vaksinimin tek të moshuarit. Në Kosovë, po inkurajohen kandidatët për zgjedhjet komunale.

Çfarë dua të them është se shteti urgjent duhet me dal me një fushatë serioze për inkurajimin e vaksinimit.

Asgjë tjetër nuk do të parandalojë humbjen e pakuptimtë të jetës dhe mbylljen e paevitueshme.

P.S. Partitë politike tani më janë aktive në nivelin lokal. Secila parti duhet të shfrytëzojë strukturat lokale për të inkurajuar vaksinimin e qytetarëve. Në vend të ricikilimit të premtimeve të vjetra, kandidatët duhet të njohin kërcënimin serioz që po i kanoset komunitetit ku po jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat