Tetë veta janë arrestuar dje në Komunën e Pejës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kuadër të Policisë së Kosovës, përfshirë këtu 6 zyrtarë komunal dhe 2 gjeodetë.
Pas këtyre arrestimeve, opozita në Pejë po e kërkon dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxherit, ndonëse ai është në fund të mandatit të tij.
Taulant Kelmendi, nënkryetar i degës së LVV-së në Pejë, ka thënë se Muhaxheri duhet të jap dorëheqje, pasi që, sipas tij, ai dhe drejtorët e tij janë duke u përballur me Ligjin.
“Dorëheqja e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, më e pakta që do të duhej të ndodhte, si akt moral e politik. Një̈ kryetar që është në gjithë̈ ato procese gjyqësore, që ka shefin e kabinetit të dënuar, që ka drejtoret e Drejtorive kryesore ne arrest, nuk ka asnjë̈ kuptim që të vazhdoj të qeverisë me Pejën”, ka potencuar Kelmendi.
Sipas tij, për shkak të arrestimeve të fundit Komuna e Pejës po njihet ndryshe edhe si “Komuna e Keqpërdorimeve”.
“Arrestimet e zyrtareve komunal për shkak të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare janë̈ bërë̈ të përditshme në Komunën e Pejës, që tashme në tërë Kosovë po njihemi si Komuna e Keqpërdorimeve. Pas arrestimeve të mëparshme të zyrtareve e drejtorëve Komunal, dënimit të Shefit të Kabinetit të Kryetarit, dje janë̈ arrestuar edhe dy drejtorë e tre zyrtarë të tjerë̈”,
Dorëheqjen e Muhaxherit e ka kërkuar edhe kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Arber Tolaj.
Ai në një prononcim tha se arrestimet e fundit e tregojnë realitetin e keqpërdorimeve që po ndodhin në komunën e Pejës në sektorin e ndërtimeve.
“Ne si AAK, asamblistët tonë në vazhdimësi i kanë potencuar këto keqpërdorim që po ndodhin në këtë Komunë, por nuk kanë hasur në asnjë përkrahje dhe këto arrestime e qesin në pah realitetin që po ndodh në komunën e Pejës në sektorin e ndërtimeve, unë kisha than se përgjegjës kryesor është kryetari i komunës. Në çdo vend demokratik kryetari ishte dashtë me dhanë dorëheqje, heshtja e tij është një lloj miratim me siguri nuk e ka asnjë përgjigje se si të arsyetohet.
Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, partia e së cilit bashkëqeverisë me Muhaxherin, lidhur me arrestimet e fundit ka deklaruar se uron që këto arrestime të mos kenë prapavijë politike në prag të zgjedhjeve komunale, të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
“Nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Uroj që arrestimet të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale. Përndryshe jam ithtarë e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar e korrupcionit. Motoja askush përmbi ligjin dhe kontrolli ligjorë publik e politik ndaj të gjitha institucioneve për të”, tha ai.