Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka shpërndarë në Facebook një deklaratë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të bërë në vitin 2019, në një nga emisionet televizive në Shqipëri.
Kurti përballë gazetarit Edi Krasta, kishte deklaruar se Baton Haxhiu, ka ndikim të madh mbi kryeministrin shqiptar Edi Rama, përcjell Bota sot.
Kurti kishte thënë se ishte misterioze fuqia e “personit të urryer në Kosovë” mbi Ramën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/12/auto_hhg1628802147.jpg)
“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, ndërmjetësues është Baton Haxhiu në Kosovë, i cili dikur ishte ndërmjetësues midis Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit sekret informativ serb Jovica Stanishiq. Fatkeqësisht ky person ka një fuqi të madhe tani edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë dhe të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmatike fuqia e këtij personazhi mbi kryeministrin e Shqipërisë, por një enigmë kur zgjatet shumë e nuk zgjidhet dot, bëhet mister.
Është misterioze pse ky person kaq i urryer në Kosovë, të ketë ndikim të madh në Tiranë.
Unë gjithmonë jam frikësuar se në Tiranë ka ndikim të madh Greqia dhe sidomos elementet shoveniste hegjemoniste, por që vjen puna nëpërmjet Kosovës të ketë ndikim Beogradi në Tiranë, nuk e kam menduar ndonjëherë”, kishte thënë Kurti në shkurt të vitit 2019.
Pamjet me deklaratën e Kurtit i gjeni KËTU.