Xhavit Haliti flet sërish për arrestimet e fundit: Uroj të mos kenë prapavijë politike

Aktuale

Xhavit Haliti flet sërish për arrestimet e fundit: Uroj të mos kenë prapavijë politike

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:34
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka reaguar pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve komunalë në Pejë.

Haliti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se uron që zhvillimet në fjalë të mos kenë prapavijë politike.

Ai thotë se kjo mund të ndodhë për shkak se zgjedhjet lokale janë afër.

Postimi i plotë i Halitit:

Përgjigje rreth interesimit të mediave në lidhje me arrestimet e fundit të zyrtarëve komunal të Pejës

Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale.

Përndryshe, jam ithtar e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Motoja “askush përmbi ligjin”, dhe kontrolli ligjor publik e politik ndaj të gjitha institucioneve për të ndërtuar shtetin e së drejtës duhet të jetë obligim i përgjithshëm.

Të gjithë ata që përpiqen të barrikadohen me arsyetimin se përgjegjësia e tyre është brenda klanit, e në kundërshtim me praktikën ligjore evropiane, duhet shkarkuar sipas ligjeve në fuqi, e kur ligjet nuk parashikojnë mënyrën dhe vendin e llogaridhënies për të gjithë, duhet amandamentuar ligjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat