Diplomati shqiptar, Shaban Murati, përmes një postimi në facebook, ka ‘ftuar’ në mënyrë indirekte kryeministrin Edi Rama në drekë.
Murati shkruan se, nëse dikush e gjenë një dokument të BE-së, komunikatë apo deklaratë ku përmendet “Minishengeni Ballkanik” apo “Ballkani i Hapur” e fiton një drekë në Tiranë.
E bashk me fituesin ai fton edhe Edi Ramën që t’ia tregojë dokumentin e çmuar.
Postimi i plotë:
Quiz për minishengistët
Nëse në periudhën nga 10 tetori i vitit 2019, kur u pagëzua për herë të parë “Mini Shengeni Ballkanik” i presidentit të Serbisë, e deri në 29 korrik 2021, kur u pagëzua për herë të dytë “Ballkani i hapur” i presidentit të Serbisë, ndonjeri arrin të gjejë një dokument, një komunikatë apo një deklaratë zyrtare të BE, ku përmendet me emër “Mini Shengeni Ballkanik” ose “Ballkani i hapur”, fiton të drejtën e një dreke në restorantin më të mirë të Tiranës.
Fituesi mund të marrë me vete në drekë edhe kryeministrin e Shqipërisë, që t’i tregojë dokumentin e çmuar.