Kanë mbetur edhe dy muaj që nga zgjedhjet lokale në Kosovë.
E kryetari i tanishëm i Gjakovës, Ardian Gjini është i sigurt se do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat katërvjeçar.
Në një prononcim ka shpërfillur rivalitetin nga kandidatja e propozuar nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Gjini, si kandidat i AAK-së, as që ka dashur ta zë në gojë Kusari-Lilën, por ka folur vetëm për planin e tij.
“Jam duke menduar për katër vitet që vijnë, për projektet që kanë me u realizuar. Jam duke menduar për katër vitet e ardhshme në qeveri”, ka thënë Gjini.
Kujtojmë që zgjedhjet mbahen me 17 tetor.