Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tash e 11 ditë është me pushime në detin e Turqisë.
Media kishte raportuar para ca ditësh ekskluzivisht se presidentja Osmani gjendet me pushime në detin e Turqisë, teksa atje kishte udhëtuar më 2 gusht në orët e mëngjesit.
Siç mëson media, ajo atje ka udhëtuar me fëmijët e saj, burrin dhe prindërit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në orën 03:00 të mëngjesit me “Pegasus”.
E siç duket, Osmani nuk kthehet në Kosovë pa e mbushur 2-javëshin në bregdetin turk.
Osmani do të kthehet në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës të hënën, më datë 16 gusht në orën 22:35.
Nga Presidenca tash e disa ditë kanë qenë të “blinduar” duke mos dhënë asnjë informacion se në cilin vend po i kalon pushimet presidentja.
Kjo pas disa insistimeve të medias që të dijë më shumë informacione për vendin se ku po qëndron kryetarja e shtetit.