Edhe ditën e sotme kanë vazhduar pritjet e kolonat e gjata në dalje te disa pik kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës me Serbinë.
Këtë mesdite pritjet për dalje në Merdare kanë kaluar mbi pesë orë apo rreth 3 kilometra, derisa tek Dheu i Bardhë pritjet janë mbi tre orë e kolona 1.5 kilometra.
Edhe në dalje të pikë kalimit kufitar Mutivodë pritjet janë tre orëshe e kolona rreth 1 kilometër.
Edhe në Jarinje pritjet janë mbi një orë e kolona 2.5 kilometra.
Derisa në pikë kalimet tjera nuk ka pritje e as kolona.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton për fluksin rreth orës 12.50.