Së fundmi, nga Serbia kanë kërkuar që pas projektit të “Ballkanit të Hapur”, t’i ndahet çmimi Nobel, Edi Ramës.
Ndaj këti propozimi, ka reaguar këshilltari i Glakuk Konjufcës, Driton Tali.
Ai u shpreh se sa herë që udhëheqësit e Shqipërisë i patën rregulluar marrëdhëniet me udhëheqësit e Serbisë (Jugosllavisë), Kosova ka pësuar
“Edhe tashti Ramën e propozojnë për Nobel nga partia "Serbia e Bashkuar" sepse Rama "ka arritur marrëveshjen më të rëndësishme në 70 vitet e fundit me Serbinë".
Pra, sipas tyre, veç marrëveshja e Esat Pashës ishte mbi. Besa edhe ajo e Zogut për Shën Naumin dhe likuidimin e krerëve të rezistencës së Kosovës, ishin më të favorshme”, shkroi Tali në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Historia kur përsëritet, herën e dytë është farsë e pastaj edhe më groteske me paliaço në rolet kryesore.
Sa herë që udhëheqësit e Shqipërisë i patën rregulluar marrëdhëniet me udhëheqësit e Serbisë (Jugosllavisë), Kosova ka pësuar.
Si në kohën e Esat Toptanit, e Ahmet Zogut gjithashtu edhe Enver Hoxhës.
Bie fjala, në vitet 1945 - 48 kur Kosova shkretohej nga aradhat partizane dhe OZNA, gjithandej nëpër Jugosllavi këndohej kënga: Mi imamo tri narodna sina, Enver Hodžu, Tita i Staljina (I kemi tre bijtë të popullit, Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin).
Edhe tashti Ramën e propozojnë për Nobel nga partia "Serbia e Bashkuar" sepse Rama "ka arritur marrëveshjen më të rëndësishme në 70 vitet e fundit me Serbinë".
Pra, sipas tyre, veç marrëveshja e Esat Pashës ishte mbi. Besa edhe ajo e Zogut për Shën Naumin dhe likuidimin e krerëve të rezistencës së Kosovës, ishin më të favorshme.
Por e kanë një problem, s'po e kuptojnë që Kosova nuk është më ajo e 1913'ës, e as e 1920've, e as e pas L2B.
Tjetër Kosovë është tashti.