​Zjarret në Greqi, Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes

Aktuale

​Zjarret në Greqi, Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:33
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Atij i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.

Mehaj ka shkruar në Facebook se kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se fryma e bashkëpunimit rajonal është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.

Postimi i plotë

Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.

Kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat