Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Dragashit që ta votojnë edhe për një mandate tjetër Shaban Shabanin, në krye të kësaj komune.
Krasniqi ka thënë se Shabani do të vazhdojnë punët e mira e projektet e reja për ta transformuar këtë komunë.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe ekipi i tij kanë arritur ta përmbyllin gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë Dragashin nyjen lidhëse ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Me mbështetjen e gjithë qytetarëve të Dragashit pa dallim, kryetari Shaban Shabani do të vazhdojë punët e mira dhe projektet e reja për ta transformuar këtë komunë me veçoritë e veta të rralla natyrore, në destinacion të rëndësishëm turistik të Kosovës.
Dragashi me Shabanin në krye, do të marrë vendin që i takon për turizmin veror e dimëror, të komunës me rininë dhe qytetarët e përkushtuar e punëtorë, me mrekullinë e natyrës dhe veçoritë etnografike e kulturore.
Edhe një mandat për Shaban Shabanin, sepse, ai ka punuar dhe punon për komunën e Dragashit dhe qytetarët e saj krenarë dhe ka vizion për të sjell projekte zhvillimore për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës.