Mërgimtarit në Viti i digjet shtëpia, këto janë dyshimet e tij

Aktuale

Mërgimtarit në Viti i digjet shtëpia, këto janë dyshimet e tij

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:02
Fren Ferizit nga Binaqi i Vitisë të enjten iu dogj shtëpia e të vëllait teksa dyshon se kjo iu bë qëllimisht

Një mërgimtari iu dogj shtëpia në Komunën e Vitisë. Po dyshohet se dikush ia vuri flakën për shkak të haraçit.

Fren Ferizit nga Binaqi i Vitisë të enjten iu dogj shtëpia e të vëllait teksa dyshon se kjo iu bë qëllimisht.

Në momentet e zjarrit, brenda saj nuk kishte banues, pasi i vëllai jeton në Zvicër.

Policia vetëm e konfirmon rastin e zjarrvënies, por nuk dha më shumë detaje.

Ndërkaq, televizioni mëson se atyre u janë dhënë edhe emrat e disa personave të dyshuar.

‘Personat që bëjnë ndërtime pa leje, personat që uzurpojnë, personat që qesin haraç, personat që lëshojnë pare me fajde, qata njerëz e kanë bo”, tha i vëllai.

Njësiti i zjarrfikësve në Viti nuk kishte intervenuar për shuarjen e flakëve, megjithatë kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes bashkë me policinë.

Edhe zjarrfikësit besojnë se zjarri është shkaktuar qëllimshmit.

Nga flakët janë shkaktuar dëme rreth 25 mijë euro.

Pamjet KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat